TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Qershor 2026, 21:50

"Nuk lejohet në shtetet e BE 14-vjeçari të bëjë mure e llaç o shteti i Gjergj Lucës", ironi dhe revoltë në rrugët e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk lejohet në shtetet e BE 14-vjeçari të bëjë

Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, qindra qytetarë vijuan protestën e tyre me një marshim në rrugët kryesore të Tiranës, duke bllokuar përkohësisht disa nga akset më të rëndësishme të kryeqytetit.

Përveç thirrjeve kundër qeverisë, vëmendjen e të pranishmëve dhe të kalimtarëve e tërhoqën pankartat e shumta të protestuesve, të cilat përcollën mesazhe të forta politike, sociale dhe ekonomike.

"Nuk lejohet në shtetet e BE 14-vjeçari të bëjë mure e llaç o shteti i Gjergj Lucës", ishte padyshim pankarat më goditëse. 

Një nga pankartat më të komentuara ishte ajo me mbishkrimin në anglisht: “Europe, can you hear us?”, një thirrje e drejtpërdrejtë drejtuar institucioneve ndërkombëtare për të dëgjuar zërin e protestuesve.

Po aq e fortë ishte edhe pankarta ku shkruhej: “E ardhmja nuk negociohet”, e shoqëruar me një ilustrim simbolik kundër pazareve politike dhe ekonomike që, sipas protestuesve, cenojnë interesat e vendit.

Mes mesazheve që lidhen me çështjen e pronave spikatën pankartat: “Prona është e drejtë, jo privilegj” dhe “Ndal grabitjes së pronave private”, ndërsa një tjetër protestuese mbante mesazhin: “Politikanët dhe oligarkët pasurohen me pronat tona”.

Ironia nuk mungoi as këtë herë. Një pankartë me fotomontazh të kryeministrit Edi Rama të veshur si klloun mbante shkrimin në anglisht: “I would cry myself to sleep if so many people hated me. So leaveeee”, duke ngjallur reagime mes protestuesve.

Në mesin e turmës u panë edhe pankarta me mesazhe simbolike për të ardhmen e vendit, si ajo e një fëmije që mbante shkrimin: “Dua të rritem në vendin tim”, si dhe pankarta: “Më mirë një vit pa turista se një jetë me hajduta”, e shoqëruar me hashtagun #NdryshimiFillonSot.

Mesazhe të tjera lidhen me kërkesat për drejtësi dhe ndryshim politik. Një protestuese mbante pankartën: “Kemi 5G, por ende s’ka drejtësi”, ndërsa një tjetër kërkonte: “Europe, can you hear us?”, slogan që u kthye në një nga simbolet e marshimit të ditës.

Në protestë u panë gjithashtu pankarta me referenca historike, kulturore dhe figura publike, duke reflektuar larminë e shqetësimeve dhe kërkesave të qytetarëve që prej 16 ditësh vijojnë të dalin në rrugët e kryeqytetit.

Marshimi përfundoi mes thirrjeve për ndryshim dhe dorëheqjen e qeverisë, ndërsa protestuesit paralajmëruan se do të vijojnë mobilizimin edhe në ditët në vijim.

Lini një Përgjigje