
Pajtim Kasami është zyrtarisht pjesë e Sion në Zvicër. 32-vjeçari ka firmosur kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.
Kasami rikthehet pas 4 vitesh te Sioni. Mesfushori më parë ka luajtur për Zvicrën, me ekipe si Bazel, Luzern, Zyrih dhe Belinzona, ndërsa kërkohej dhe nga Kombëtarja e Shqipërisë.
Ndërkohë që me Sionin këtë herë, shqiptari ka firmosur një kontratë 6 mujore, të vlefshme deri në fund të sezonit. 32 vjeçari ka luajtur më parë me ekipin zviceran 104 ndeshje, ku ka shënuar 32 gola e dhuruar 16 asiste.
Vetë Sioni e ka prezantuar Kasamin me foto të mëparshme, kur ishte pjesë e klubit zvicerian.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje