TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shkurt 2025, 18:38

“Broja në fushë më shpejt nga sa e mendonim”, drejtori i Evertonit shpjegon arsyet pse mori vendimin për të mos e kthyer te Çelsi

Shkruar nga Pamfleti

“Broja në fushë më shpejt nga sa e mendonim”,

Armando Broja në ditët e fundit të merkatos së dimrit mund të kthehej te Çelsi duke mbyllur huazimin e tij tek Evertoni. Por në fund, klubi i tij aktual vendosi të mbante sulmuesin shqiptar dhe ai vazhdoi atje riaftësimin për të rikuperuar nga dëmtimi që pësoi disa javë më parë.

Drejtori i futbollit të klubit të Evertonit, Kevin Teluell, ka shpjeguar se pse u mor ky vendim, duke argumentuar se Broja dhe Jusef Çermiti do të ktheheshin më shpejt se sa mendohej në fushën e lojës. Evertoni kishte qenë në kërkim të sulmuesve gjatë merkatos së janarit por duke parë se nuk kishte cilësorë në qarkullim, kishte vendosur të mbante Brojën meqë do ta kishte shpejt në dispozicion të Mojes.

Ne e dimë që kemi një mangësi të madhe sa u përket golave. Kemi pasur tre dëmtime të tre sulmuesve shumë të mirë. Ne kërkuam gjatë dritares së transferimeve për të konstatuar nëse mund të rekrutonim një sulmues por ata lojtarë janë shumë të shtrenjtë.

Me Brojën që do të kthehet më shpejt se sa pritet, më Çermitin që do të kthehet më shpejt se sa pritet, ne morëm në mënyrë kolektivë një vendim që të vazhdonim me ata që kishim. Beto bëri gjërat në mënyrë të shkëlqyer në javën e kaluar duke shënuar gola, të shohim nëse mund të shënojë ndonjë tjetër dhe gjatë kësaj periudhe ne kthejmë këto dy sulmues në radhët tona dhe ata mund të vërtetojnë se janë të aftë të na ndihmojnë të fitojmë disa ndeshje”, tha drejtuesi i Evertonit.

Sipas mediave angleze, tashëm parashikohet që Broja të jetë i gatshëm për kthimin në fushë që në javën e parë të muajit mars, duke u vënë në dispozicion të trajnerit Devid Mojes.

kevin teluell drejtori i evertonit armando broja

Lini një Përgjigje