TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shkurt 2025, 20:09

Arbër Hoxha kualifikohet në çerekfinalen e Kupës, sulmuesi kuqezi shijon tjetër sukses në Kroaci

Shkruar nga Pamfleti

Arbër Hoxha kualifikohet në çerekfinalen e Kupës, sulmuesi

Arbër Hoxha ka qenë pjesë e kualifikimit të Dinamos së Zagrebit. Kroatët kanë kaluar turin në Kupë dhe legjionari ka kryer sërish një tjetër paraqitje të mirë.

Forma e sulmuesit shqiptar me kryeqytetasit është duke ardhur në ngritje mjaft spektakolare. Pas golit dhe asistimit në kampionat në fundjavë, Hoxha sot ka shijuar kalimin një tur më tej në Kupën e Kroacisë.

Anësori e nisi si titullar sfidën ndaj Bjelovar, e vlefshme për raundin e 1/16. Blutë e Hoxhës ia dolën të triumfonin në transfertë 2-3 me futbollistin e Kombëtares që luajti për 70 minuta dhe u vlerësua për suksesin e kualifikimit.

Klubi i lojtarit kuqezi kalon në çerekfinale në Kroaci ku përballë gjen ish-klubin e Eros Grezdës, Osijek. Pritet një supersfidë në këtë raund për Arbër Hoxhën, pasi Dinamo e Zagrebit dhe kundërshtarët shquhen për një rivalitet në vitet e fundit.

Arbër Hoxha kualifikohet në çerekfinalen e Kupës, sulmuesi

arbër hoxha sulmuesi kuqezi dinamo e zagrebit kupa e kroacisë

Lini një Përgjigje