TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shkurt 2025, 20:47

Kualifikimi një formalitet, PSG triumfon ndaj Brestit si të ishte ndeshje e kampionatit francez

Shkruar nga Pamfleti

Kualifikimi një formalitet, PSG triumfon ndaj Brestit si të ishte

Përfundon takimi hapës i fazës së “Play-Off” në Champions League. PSG nuk është surprizuar dhe ka vënë çdo gjë në vijë ndaj Brestit.

Bresti që është “hirushja” e Ligës së Kampionëve deri në këto momente, nuk arriti të lërë gjurmë dhe të shtangë kryeqytetasit. Në një derbi francez u mendua se ish-klubi i vlonjatit Aliaj mund të surprizonte klubin më të mirë të ligës, pasi të dy ekipet njihen nga përballjet në Ligën 1.

Por, PSG nuk e vuri në diskutim asnjëherë fitoren. Siparin e hapi portugezi Vitinja që konkludoi një penallti të fituar pas një rishikimi të VAR. “Heroi” ishte Dembele që u zgjua dhe vulosi suksesin me dopietë.

Ky takim i ngjau paksa shkatërrimit që ekipi i Luis Enrikes i kreu të kuqve para disa javësh në kampionat. Tashmë, kualifikimi anon nga parizienët, me Brestin që e ka pothuajse të pamundur.

psg brest champions league

Lini një Përgjigje