TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shkurt 2025, 22:02

Berat Gjimshiti hyn në top 10 e historisë së Atalantës, mbrojtësi kuqezi tani mes legjendave të klubit bergamask

Shkruar nga Pamfleti

Berat Gjimshiti hyn në top 10 e historisë së Atalantës,

Pamja e Berat Gjimshitit që mban në dorë trofeun e Ligës së Europës në vitin 2024, do të jetë përgjithmonë e ngulitur në historinë e klubit të Atalantës. Por edhe shifrat tashmë konfirmojnë se mbrojtësi shqiptar është mes legjendave të të gjitha kohërave në klubin italian.

Me ndeshjen e luajtur në fundjavë ndaj Veronës në Serinë A, Gjimshiti arriti numrin e 273 ndeshjeve në aktivitete zyrtare me Atalantën. Një shifër domethënëse pasi bën që ai të kalojë një prej ikonave më të njohura të klubit bergamask, ish-kapitenin suedez Glen Peter Stromberg, duke e bërë mbrojtësin shqiptar futbollistin e 10 me më shumë ndeshje me Atalantën.

Gjatë këtyre ndeshjeve me Atalantën, Gjimshiti ka regjistruar edhe 10 gola të shënuar, 9 asiste dhe është ndëshkuar 48 herë me karton të verdhë.

berat gjimshiti mbrojtësi kuqezi atalanta

Lini një Përgjigje