TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shkurt 2025, 21:39

Talenti shqiptar firmos me Real Sociedad, një tjetër sulmues kuqezi transferohet në Spanjë

Shkruar nga Pamfleti

Talenti shqiptar firmos me Real Sociedad, një tjetër sulmues kuqezi

Një tjetër talent shqiptar mund të bëjë emër në futbollin spanjoll në të ardhmen. Dion Mehmeti, sapo ka firmosur kontratë me klubin e njohur spanjoll të Real Sociedad dhe do të vazhdojë karrierën në akademinë e tij.

Djaloshi sapo ka mbushur 16-vjeç, është transferuar nga radhët e Orgryte IS në Suedi, ku ka spikatur së fundmi, tek ai që do të jetë klubi i tij i ri.

Vetë 16-vjeçari konfirmon trasnferimin në Instagram. “I lumtur dhe krenar për nënshkrimin e kontratës me Real Sociedad”, shkruan Mehmeti.

Sulmuesi me origjinë shqiptare deri tani ka përfaqësuar Suedinë në arenën ndërkombëtare dhe ka gjetur katër herë rrjetën në ndeshjet me ekipet e moshave të saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dion_mehmeti (@d1on_mehmeti)

dion mehmeti sulmuesi shqiptar real sociedad

Lini një Përgjigje