
Sot u hodh shorti i vlefshëm për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. Një short i lirë u hodh ku ndodheshin Barcelona, Atletiko e Madridit, Reali i Madridit dhe Real Sociedad.
Gjysmëfinalja, siç pritej, solli një përballje mes gjigantësh në Spanjë. Kështu Barcelona do të pëballet me Atletikon e Madridit. Shorti ishte bujar me Realin, që sfidon Real Sociedadin.
Sfidat e para janë programuar për datën 26 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 2 prill.
Finalja e madhe do të mbahet më 26 prill.
Sfidat gjysmëfinale:
Barcelona – Atletiko Madrid
Real Sociedad – Real Madrid

Lini një Përgjigje