TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Shkurt 2025, 23:02

Milani mposhtet dhe lë të hapur kualifikimin, Bajerni ia del me vështirësi dhe vendos njërën këmbë në turin tjetër; Monako bie në Principatë

Shkruar nga Pamfleti

Milani mposhtet dhe lë të hapur kualifikimin, Bajerni ia del me

Përfundojnë 3 ndeshjet e luajtura në orën 21:00 në Champions League. Milani është mundur nga Fejnordi me rezultatin minimal 1-0, duke lënë të hapur kualifikimin.

Kuqezinjtë e panë veten në disavantazh që në minutën e 3 të takimit. Vendasit gjetën rrugën e rrjetës me Paiksao, i cili surprizon portierin Menja me një gjuajtje nga distanca.

Kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit që do të luhet javën e ardhshme në “San Siro”, ku Milani do të kërkojë me çdo kusht fitoren.

Bajerni i Mynihut ka triumfuar në transfertën skoceze përballë Sëlltikut me rezultatin 1-2. Majkëll Olize në fundin e pjesës së parë kaloi bavarezët në avantazh.

Sapo nisi pjesa e dytë dhe më konkretisht në minutën e 49, skuadra e drejtuar nga Vinsent Kompani dyfishoi shifrat me Herri Kejn.

Në minutën e 79, Maeda ngushtoi diferencën për ekipin e Sëlltikut, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.

Me këtë fitore, Bajerni është me një këmbë në turin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen tjetër, Benfika ia doli të merrte një fitore të vështirë në transfertë përballë Monakos. Goli i vetëm i portugezëve erdhi në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 48 nga Pavlidis.

Sikur të mos mjaftonte kjo humbje, në minutën e 52, Monako mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Musrati.

Kualifikimi mes këtyre dy ekipeve do të vendoset javën e ardhshme me ndeshjen që do të luhet në Portugali dhe ku Benfika vjen me avantazhin e madh, pas fitores së arritur sonte në Principatë.

milan fejnord bajern mynih benfika monako sëlltik champions league

Lini një Përgjigje