
Liverpuli nuk ia ka arritur dot të marrë një fitore në derbin e qytetit ndaj Evertonit duke u ndalur në barazim në shifrat 2-2. Ishte ekipi i Brojës që kaloi fillimisht në avantazh në fillimin e pjesës së parë me anë të Betos.
Megjithatë, avantazhi nuk zgjati shumë pasi Mek Allister barazoi në një hark kohor prej 5 minutash duke mbyllur pjesën e parë në barazim. Mohamed Salah përmbysi gjithçka në të dytën për Liverpulin, por Tarkovski në minutën e fundit të shtesës ndëshkoi ekipin tjetër të qytetit.
“The Reds” udhëheqin tabelën e Premier Ligës me 57 pikë, shtatë më shumë se Arsenali ndjekës. Ndërsa ekipi i sulmuesit kuqezi ngjitet në vendin e 15 me dhjetë pikë larg zonës së ftohtë.
Lini një Përgjigje