TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shkurt 2025, 15:45

Lara Kolturi debuton me sukses, skiatorja shqiptare renditet e 7 në Botërorin e skive

Shkruar nga Pamfleti

Lara Kolturi debuton me sukses, skiatorja shqiptare renditet e 7 në

Në pistën austriake të Salbah po zhvillohet Kampionati Botëror i Skive, ku për Shqipërinë garoi sot skiatorja Lara Kolturi. Ajo mori pjesë në garën e sllallomit gjigand, ku u rendit në vendin e shtatë.

Një tjetër paraqitje e mirë e skiatores 18-vjeçare kuqezi, që u rendit mes garueseve më të mira. Në këtë garë morën pjesë 109 skiatore dhe Kolturi u klasifikua e shtata me kohën e përgjithshme 2’26”21.

Pas zbritjes së parë, Kolturi u klasifikua në vendin e 9 me kohën 1’12”92. Në zbritjen e dytë, koha e dhënë nga Kolturi është 1’13”29. Pra, ajo arriti të fitojë dy pozicione pas zbritjes së dytë.

Kjo paraqitje e mirë në Botëror, ku Kolturi merr pjesë për herë të parë, pason ato rezultate të mira që skiatorja kuqezi ka dhënë këtë sezon në Kupën e Botës. Ajo do të garojë dhe në garën e sllallomit pas dy ditësh.

lara kolturi skiatorja shqiptare

Lini një Përgjigje