TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shkurt 2025, 15:23

Rival me Roberto Mançinin, Silvinjo kontaktohet me videokonferencë nga skuadra braziliane

Shkruar nga Pamfleti

Rival me Roberto Mançinin, Silvinjo kontaktohet me videokonferencë

Aksioneri mazhoritar i klubit, Xhon Tekstor po kërkon një trajner dhe duket se e vlerëson shumë 50-vjeçarin. Agjencia “RTI Esporte” mësoi se stafi i trajnerit, i cili prej dy vitesh është në krye të kombëtares shqiptare, ka folur këtë të martë përmes videokonferencës me amerikanin. Gjithsesi pritet të shohim se çfarë do të ndodhë pasi nuk ka një propozim zyrtar për brazilianin.

Një tjetër kandidat është edhe Roberto Mançini i cili shpalli Italinë, kampione Europe në vitin 2020.

Silvinjo ka kontratë me Shqipërinë deri në fund të kualifikueseve të Botërorit. Nëse ka diçka serioze apo jo sa i takon Botafogos, duhet të presim e të shohim.

 

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare botafogo

Lini një Përgjigje