TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shkurt 2025, 16:33

Futbollisti i jep fitoren skuadrës dhe pezullohet, ngjarje e pabesueshme në ish-ligën e Sokol Cikalleshit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Futbollisti i jep fitoren skuadrës dhe pezullohet, ngjarje e pabesueshme

Diçka e pabesueshme ka ndodhur në Iran në ndeshjen e Kupës. Lojtari i ka dhënë fitores skuadrës së tij dhe ata kanë pezulluar “heroin”.

Në takimin midis Sepahanit dhe Persepolis në Kupën e Iranit, Milad Zakipur është pezulluar nga klubi i tij, Sepahan edhe pse ai shënoi golin e fitores. Ndeshja u mbyll në shifrat 2-3, por vëmendje mori rasti i 29 vjeçarit.

Mbrojtësi u dënua nga drejtuesit e klubit iranian pasi hoqi fanelën teksa festonte. Anësori i majtë u përjashtua nga skuadra për një periudhë të pacaktuar. Gjesti i Zakipur konsiderohet anti-islamik dhe fyes.

Rasti po bën xhiron e botës pasi plot lojtarë kanë festuar me këtë metodë dhe asnjë nuk është ndëshkuar.

Ligjet e forta islamike në shtetin ku dikur luante Sokol Çikalleshi po ndërhyjnë dhe në futboll, teksa dihet botërisht ashpërsia në Teheran sa i takon anës religjioze, ku nuk tolerohet as një heqje bluze.

milad zakipur futbollisti iranian

Lini një Përgjigje