TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Janar 2024, 21:17

Nejmar nuk njeh vajzën 10-vjeçare, sulmuesit brazilian i kërkohet të bëjë ADN-në dhe t’i japë mbështetje financiare

Shkruar nga Pamfleti

Nejmar nuk njeh vajzën 10-vjeçare, sulmuesit brazilian i

Braziliani Nejmar është jashtë fushave të lojës në vazhdimin e këtij sezoni për shkak të dëmtimit që ka pësuar. Por ai vazhdon të mbetet protagonist në faqet e mediave, për çështje që kanë pak lidhje me futbollin.

Mediat braziliane publikojnë lajmin e se Gabriela Gaspar, një shtetase hungareze, ka kërkuar zyrtarisht nëpërmjet avokatëve që Nejmar të bëjë testin e ADN-së, pasi pretendon se ka një vajzë me sulmuesin brazilian dhe se ajo tashmë është 10-vjeç dhe ka nevojë për mbështetje financiare nga i ati.

Gaspar ka bërë të ditur se është njohur me Nejmarin kur ky i fundit kishte udhëtuar drejt Bolivisë për një ndeshje me kombëtaren e Brazilit në vitin 2013 dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale, kishte mbetur shtatzënë.

Prej shumë vitesh ajo kishte kërkuar në të gjitha mënyrat që të kontaktonte me Nejmar dhe familjen e tij, por pa sukses e kështu, i ishte drejtuar më në fund gjykatës që të kërkonte që Nejmarin të paguante 30 mijë euro në muaj për rritjen e vajzës që kishin bashkë. Ajo ka prezantuar si prova para gjykatës të gjitha mesazhet dhe letrat që i ka dërguar vazhdimisht familjes së Nejmarit pa marrë përgjigje dhe nëse gjykata i pranon si prova, Nejmari do të jetë i detyruar që të bëjë testin e ADN-së.

gabriela gaspar nejmar sulmuesi brazilian

Lini një Përgjigje