TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Janar 2024, 19:36

Nejmari nuk njihet më, shikoni si duket ylli brazilian për shkak të mbipeshës (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Nejmari nuk njihet më, shikoni si duket ylli brazilian për shkak

Nejmari ndodhet në periudhën e rikuperimit pas dëmtimit që pësoi me Kombëtaren e Brazilit në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Amerikës.

Ylli i futbollit u bë baba për herë të dytë përpara disa muajsh, pasi ish-partnerja e tij, Bruna Biankardi, solli në jetë vajzën e tyre Maria dhe pak më vonë ata konfirmuan ndarjen.

Nejmar Zhunior i ka befasuar të gjithë fansat e tij kur në internet qarkulluan disa fotografi të tij në festën e datëlindjes së legjendës braziliane Romario. Ato pamje kanë tronditur të gjithë komunitetin sportiv, pasi siç shihej Nejmar tashmë kishte shtuar shumë peshë.

Nejmari nuk njihet më, shikoni si duket ylli brazilian për shkak

Ai u pa i veshur me një xhaketë dhe maicë dhe disa fansa besojnë se ylli brazilian tani vërehet qartë se është në mbipeshë. Nejmari gjithashtu postoi disa fotografi me Romarion nga festa e tij dhe fansat filluan duke thënë se 58-vjeçari po dukej në një formë më të mirë fizike se sa Nejmari.

Sidoqoftë ka spekulime të cilat e thonë të kundërtën, pasi një pjesë e fansave kanë pretenduar se Nejmari ka postuar në llogarinë e tij në Instagram disa ditë para festës, ku aty dukej në formë mjaft të mirë. Nejmari ka pësuar një këputje të ligamentit ACL dhe të meniskut në këmbën e tij të majtë dhe ka qenë jashtë fushave që nga 17 tetori i vitit të kaluar.

Nejmari nuk njihet më, shikoni si duket ylli brazilian për shkak

 

nejma sulmuesi brazilian

Lini një Përgjigje