
Me humbjen 2-1 nga Jordania, Iraku u eliminua në fazën e grupeve të Kupës së Azisë. Pas takimit, në konferencë për shtyp, trajneri i kombëtares irakene, Hezus Kasas, u paraqit para mediave për të folur për humbjen që i solli eliminimin nga Kupa e Azisë.
Gjatë kohës që trajneri po jepte pikëpamjet e tija për takimin, duke dhënë edhe sqarimet e rastit, një grup gazetarësh nga Iraku të emocionuar dhe të nevrikosur tentuan të sulmonin trajnerin spanjoll të kombëtares së tyre.
Pas këtij incidenti përfaqësuesit e mediave irakiane të pranishëm në konferencë, u larguan pa bërë pyetje për trajnerin dhe në sallë mbetën vetëm gazetarë nga shtete të tjera. Trajneri spanjoll siguroi gjithashtu se këto intervista nuk e dëmtuan në asnjë mënyrë kombëtaren e Irakut dhe bëri të qartë se synon të vazhdojë detyrën e tij, duke synuar objektivin madhor, kualifikimin në Kupën e Botës 2026.
Iraqi Press ATTACK Jesus Casas after Iraq lose to Jordan in the last minute.
— InsideWorldFootball (@InsideWorldFoo1) January 29, 2024
Chaos in the conference room.#AsianCup2023 pic.twitter.com/wHXONVS3fY
Lini një Përgjigje