TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Janar 2024, 15:55

Skuadrat e Serisë A i vihen pas Rokos, Sëlltiku kërkon të “blindojë” djalin e Rudi Vatës

Shkruar nga Pamfleti

Skuadrat e Serisë A i vihen pas Rokos, Sëlltiku kërkon të

Sëlltiku i ka ofruar Roko Vatës një kontratë të re. Gjigandët skocezë i kanë propozuar djalit të ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata një kontratë 4-vjeçare.

Lexo edhe: https://pamfleti.net/sport/italia-cmendet-pas-djalit-te-rudi-vates-pervec-interit-edhe-tre-ekipe-te-t-i201719

Ajo aktualja, për 18-vjeçarin skadon në qershor të këtij viti. Për Rokon kanë shprehur interes disa klube në Serinë A si Bolonja, Sasuolo dhe Atalanta, ndërkohë sipas asaj që raporton Nikolo Shkira, djaloshi i talentuar do të kthejë një përgjigje në ditët e ardhshme.

Lexo edhe: https://pamfleti.net/sport/italia-cmendet-pas-djalit-te-rudi-vates-pervec-interit-edhe-atalanta-inter-i206222

Roko ka arritur që të shënojë edhe për ekipin e parë të Sëlltikut dhe shihet si një lojtar me potencial të madh për të ardhmen, me gjigandët skocezë që duan ta blindojnë dhe më vonë ta shesin për një shifër edhe më të lartë.

Lexo edhe: https://pamfleti.net/sport/e-konfirmon-edhe-fabricio-romani-klubi-qe-synon-te-luaje-ne-champions-leag-i207004

roko vata sëlltiku sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje