TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Janar 2024, 22:58

De Rossi ndez ‘motorët’ e Romës, "Verdhekuqtë" marrin fitoren e tretë radhazi!

Shkruar nga Pamfleti

De Rossi ndez ‘motorët’ e Romës,

Roma ka marrë fitoren e tretë në po kaq ndeshje nën drejtimin e De Rossit. Ardhja e “legjendës” së klubit, Daniele De Rossi, duket se ka ndryshuar jo pak situatën te “Verdhekuqtë” e Roma-s. Një sukses 1-2 ndaj Salernitanës, në një sfidë që rezultoi mjaft komplekse.

Për djemtë e teknikut, Daniele De Rossi mjaftuan golat e “fantazistëve”, Paulo Dybala e Lorenzo Pellegrini, me argjentinasin, që shndërroi një 11-metërsh, në gol, në minutën e 51’-të, ndërsa kapiteni i skuadrës shfrytëzoi më së miri një pasim të Karsdrop, për të dyfishuar shifrat, në të 66’-tën. Mirëpo, sfida nuk mbaroi me kaq, pasi vetëm 4 minuta pas golit të Pellegrini rrugën e rrjetës e gjetën edhe vendasit, të cilët shënuan me anë të 25-vjeçarit qipriot, Grigoris Kastanos, për të “vulosur” shifrat, 1 me 2.

Falë këtij rezultati, Roma fiton jo pak pozicione në renditjen e përgjithshme të kampionatit italian të futbollit, duke u renditur tashmë në vendin e 5-të të tabelës, me plot 35 pikë, më shumë se Fiorentina, Lazio, Bologna e Napoli, ndërsa skuadra e Salernitana mbetet në fundin e tabelës, me vetëm 12 pikë, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.

de rossi

Lini një Përgjigje