TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Janar 2024, 15:55

Egnatia e pandalshme, fiton me përmbysje ndaj Erzenit dhe blindon vendin e parë!

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia e pandalshme, fiton me përmbysje ndaj Erzenit dhe blindon vendin e

Egnatia ka arritur të marrë në shtëpi kundër Erzenit me shifrat 3-2. Shijakasit ishin të parët që kaluan në avantazh ndaj rrogozhinasve, duke shënuar në minutën e 4’ me anë të Marzuk. Barazimi për Egnatian erdhi në minutën e 59’ falë Spahiut, por në të 74’ ishte përsëri Erzeni që kaloi në avantazh me anë të Zekës.

Erzeni nuk u dorëzua dhe filloi të tregonte forcën e këtij sezoni fantastik. Në minutën e 76’ ishte Montenegro që barazoi shifrat, ndërsa në të 80’ ishte Ibrahimoglu i cili kompletoi përmbysjen e çmendur të rrogozhinasve.

Me këtë fitore, Egnatia mbetet në vendin e parë të tabelës me 46 pikë, ndërsa Erzeni në vendin e shtatë me 22 pikë.

Egnatia e pandalshme, fiton me përmbysje ndaj Erzenit dhe blindon vendin e

egnatia erzeni

Lini një Përgjigje