
Futbollistët shqiptarë prej vitesh po lënë gjurmë në kampionatin kroat, të cilin shpesh po e përdorin si trampolinë për të kaluar në nivele më të larta të futbollit.
Mbrëmja e kësaj të shtune, ishte vërtetë speciale për dy futbollistët shqiptarë Eros Grezda dhe Arbër Hoxha, për sa i përket statistikave.
Pas eksperiencës jo fortë pozitive në Superiore, te skuadra e Partizanit, Eros Grezda duket se ka rilindur në Kroaci, teksa vendosi një rekord driblimesh brenda një ndeshjeje të kampionatit kroat, me plot 8 dribilme të suksesshme ndaj Osijekut, të ish-trajnerit Zekiç.
Ndeshje fantastike edhe për Arbër Hoxhajn, që realizoi 7 driblime të suksesshme me Dinamon e Zagrebit, në sfidën ndaj Istrës…
Statistika me të vërtetë mbresëlënëse, teksa futbollisti i fundit që realizonte 7 dribime të sakta brenda një ndeshje ishte Gvardiol, në vitin 2021. Vlen të theksohet fakti se Gvardiol momentalisht është pjesë e Sitit.

Lini një Përgjigje