TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Janar 2024, 20:54

Mançester Junajtid thyen ekipin e kategorisë së katërt dhe kualifikohet në Kupën e Anglisë, e shpëton dështimi 100 milionësh

Shkruar nga Pamfleti

Mançester Junajtid thyen ekipin e kategorisë së katërt dhe

Mançester Junajtid është kualifikuar mes drithërimave në 1/8 e FA Cup, pasi ka mundur me rezultatin 4-2 në transfertë Njuportin, skuadër e kategorisë së katërt. 
 
Siç kuptohet nga rezultati, një fitore e vuajtur për “Djajtë e Kuq”, që shpërdoruan një avantazh prej dy golash duke rrezikuar të turpërimin. 

Në 13 minutat e para, lojtarët e Ten Hag arritën të realizonin dy gola të shpejtë me Bruno Fernandes në minutën e 7 dhe Mainu, 6 minuta më vonë. 

Megjithatë, vendasit ngushtuan diferencën në minutën e 36 me Morris dhe në fillimin e pjesës së dytë barazuan me Evans në minutën e 47. 

Shpëtimtari i Junajtid ka ishte Entoni, blerja 100 milionëshe e verës, që realizoi golin e fitores në minutën e 68, i pari për brazilianin në nëntë muajt e fundit. 

Në fundin e ndeshjes, në minutën e 94 erdhi edhe goli i katërt i miqve i shënuar nga Hojlund. 
 

mançester junajtid njuport kupa e anglisë

Lini një Përgjigje