
Asnjë gol dhe pak emocione. Lacio dhe Napoli nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0 në “Stadio Olimpico”, në sfidën e vlefshme për javën e 21 të kampionatit.
Ajo që mori vëmendje ishte supergoli me roveshatë i Kastejanos, por që u anulua për një pozicion të parregullt.
Në pjesën e parë fitoi frika për të mos pësuar gol. As kampionët e Italisë dhe as lacialët nuk regjistruan dot asnjë goditje në portë, duke zhgënjyer edhe tifozët në shkallët e tribunave.
Në minutën e 80, të besuarit e Maxarrit provuan të zgjidhin ndeshjen me Zielinskin, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë. 5 minutat shtesë nuk prodhuan gol, me skuadrat që u detyruan të pajtoheshin me rezultatin.
Lini një Përgjigje