
Dortmundi ka koleksionuar fitoren e 3 radhazi, pasi mundi 3-1 Boçumin në “Signal Iduna Park”. Portieri i mysafirëve, Riman shkaktoi penallti në minutën e shtatë, 11-metërsh i ekzekutuar në mënyrë të përkryer nga Fullkrug. Niko Shloterbek, në përpjekje për të larguar topin realizoi autogol në minutën e 45, duke komplikuar shumë ndeshjen për verdhezinjtë.
Gjithsesi, të besuarit e Terziç kaluan përsëri në epërsi me sulmuesin gjerman Fullkrug, në minutën e 72. Fullkrug kompletoi tripletën në minutën e 90, me golin që erdhi nëpëmjet penalltisë.
Dortmundi fitoi shumë terren dhe aktualisht renditet në vendin e 4 me 36 pikë. Boç i vendit të 14 ka 20 pikë.
Lini një Përgjigje