TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Janar 2024, 19:56

Goditi gjyqtarin kryesor pas përfundimit të ndeshjes Luzi 2008-Lushnja, policia arreston autorin

Shkruar nga Pamfleti

Goditi gjyqtarin kryesor pas përfundimit të ndeshjes Luzi

Një 44-vjeçar me inicialet A.L., është vënë në pranga pasi goditi me grusht arbitrin kryesor pas ndeshjes “Luzi-2008-Lushnja”. luzi44-vjeçari, i cili ishte punëtor i fushës, në momentin që lojtarët dhe arbitrat po hynin në dhomat e zhveshjes, ka goditur arbitrin. 

Njoftimi i Policisë: 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 44 vjeç (punëtor i fushës), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv”. 
Ky shtetas, në përfundim të ndeshjes “Luzi-2008-Lushnja”, në momentin që lojtarët dhe arbitrat po hynin në dhomat e zhveshjes, ka goditur arbitrin kryesor të ndeshjes. 44-vjeçari është neutralizuar menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe është vënë në pranga“, njofton policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. 
 

luzi-lushnja kategoria e parë

Lini një Përgjigje