TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Janar 2024, 17:03

Nuk ka ende asgjë zyrtare, mbetet pezull pjesëmarrja e kombëtares kuqezi në turneun e marsit në Algjeri

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka ende asgjë zyrtare, mbetet pezull pjesëmarrja e

Sa i përket turneut të Algjerisë, pjesëmarrja e Kombëtares shqiptare mbetet pezull. 
 
Pavarësisht se Presidenti i Federatës Algjeriane u shpreh për një dakordësi mes federatave, për turneun mes datave 18-26 mars, ku pjesë do të merrnin edhe Afrika e Jugut dhe Bolivia, deri tani, asgjë nuk është bërë zyrtare dhe me shumë mundësi kjo pistë mund të rrëzohet. 

Kjo, ndoshta për shkak se palët nuk kanë rënë dakord. Ndërkohë, pasi FSHF-ja zyrtarizoi një miqësore me Suedinë më 25 mars, pritet që atë muaj, ekipi i Silvinjos të luajë edhe një tjetër takim që me shumë mundësi do të jetë Kili. Më pas miqësoret e tjera do të jenë në fundin e muajit maj dhe në ditët e para të qershorit. 

kombëtarja shqiptare turneu i algjerisë

Lini një Përgjigje