TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Janar 2024, 16:19

Përleshje dhe përgjakje mes tifozëve në ndeshjen e Kupës së Anglisë, ndërhyn policia

Shkruar nga Pamfleti

Përleshje dhe përgjakje mes tifozëve në ndeshjen e

Uest Bromuiç Albion humbi sot 0-2 me Ullverhempton, duke bërë që vendasit të eliminoheshin në turin e 1/16 në FA Cup. Neto në pjesën e parë dhe Kunja në minutën e 78 shënuan dy golat për miqtë. 

Menjëherë pas golit të dytë, tifozët e dy skuadrave nisën një përleshje masive në tribuna, me pamjet që nuk janë të këndshme për t’u parë. Nuk munguan as tifozët që tentuan të futeshin në fushë, me policinë dhe sigurinë që përdori forcën. 

Edhe pse dy skuadrat nuk vijnë nga i njëjti qytet, dueli mes tyre ka prodhuar shpeshherë dhunë dhe njihet për rrezikshmërinë e lartë. Pas përleshjes që zgjati disa minuta, nuk munguan as tifozët e përgjakur. 

uest bromuiç albion ullverhempton kupa e anglisë

Lini një Përgjigje