
Mbrëmje dramatike në “San Siro”, Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi ndaj Bolonjës, në një sfidë që i pati të gjitha!
Katër gola, 3 penallti, dy prej të cilave të humbura nga kuqezinjtë dhe një karton i kuq për trajnerin mik Tiago Mota, teksa në fund ishim miqtë nga Bolonja ata që festuan pikën e marrë.
Mysafirët finalizuan me sukses një aksion në minutën e 29, duke realizuar me Zirkze. Luis Ferguson shkaktoi penallti në minutën e 39 ndërsa Zhiru gaboi përballë Skorupskit, me këtë të fundit që neutralizoi topin. Gjithsesi, brenda pjesës së parë, skuadra e Piolit barazon me Loftus-Çik.
Vendasit fituan penallti në minutën e 73, Teo Hernandez dërgoi topin në shtyllë. Milani mori epërsinë me Loftus-Çik në minutën e 84, i asistuar nga Florenci. Djemtë e Tiago Motës pretenduan penallti pas një kapje për fanele të Terraçionos ndaj Viktor Kristiansen, 11-metërsh që u akordua pas një rishikimi me VAR.
Orsolini i dhuroi një pikë Bolonjës, në këtë transfertë të vështirë, skuadra shkon në kuotën e 33 pikëve në vendin e shtatë. Milani, pas katër fitoresh radhazi ndalet dhe aktualisht e sheh veten në vendin e 3 me 46 pikë.
Lini një Përgjigje