TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Janar 2024, 20:04

Juventusi bën “vetëvrasje” në Torino, Empoli i shqiptarëve i merr një pikë “Zonjës së Vjetër” dhe asiston milanezët

Shkruar nga Pamfleti

Juventusi bën “vetëvrasje” në Torino, Empoli i

Juventusi nuk arriti të merrte më shumë se një barazim 1-1 përballë Empolit në “Allianz Stadium”. Bardhezinjtë u penalizuan edhe nga një karton i kuq i Arkadius Milik për një ndërhyrje të ashpër në minutën e 18 të pjesës së parë.

Megjithatë, “Zonja e Vjetër” nuk u mbyll në portë, por provoi të dominonte lojën edhe pse me 1 lojtarë më pak. Skuadra e drejtuar nga Masimiliano Alegri kaloi në avantazh me golin e Vlahoviç në fillimin e pjesës së dytë, por Tomaso Baldanzi riktheu baraspeshën në minutën e 70.

Dy skuadrat patën shanse për të fituar ndeshjen, por në fund sfida u mbyll në paqr. Me këtë pikë, Empoli i bën “nder” vetes dhe 2 ekipeve milaneze. Interi ka shansin të thellojë diferencën në 7 pikë nëse fiton 2 ndeshjet që ka për të luajtur, ndërsa Milani mund të afrohet me 5 pikë.

empoli seria a juventus

Lini një Përgjigje