
Bajerni i Mynihut ka mposhtur me rezultatin 2-3 Augsburgun në transfertë dhe ka shkuar përkohësisht vetëm një pikë larg kryesuesve të Bajer Leverkusen.
Pavloviç në minutën e 23, Devis në fundin e pjesës së parë dhe Herri Kejn në minutën e 58 ishin autorët e golave për kampionët e Gjermanisë, ndërsa për AUgsburgun shkurtoi diferencës Demiroviç me një dopietë në minutën e 52 dhe në minutën e 93 nga pika e bardhë e penalltisë.
Harri Kejn ka realizuar 23 gola në sezonin e parë të Bundesligës me Bajernin, vetëm Luka Toni (24 gola në sezonin 2007-2008) ka shënuar më shumë në sezonin e parë në Bundesligë me bavarezët (Roi Makaj ka shënuar gjithashtu 23 gola me Bajernin në sezonin 2003-2004).
Fitore e thellë për Shtutgartin, që ka mundur në shtëpi me rezultatin 5-2 Lajpcigun. Milot në minutën e 25, Undav me një tripletë në minutat 30, 56, 75 dhe Leueling në minutën e 48 realizuan për vendasit. Sesko në minutën e 32 dhe Openda në minutën e 55 gjetën rrugën e rrjetës për Lajpcigun.
Fiton edhe Verder Bremen, që mposhti me rezultatin e pastër 3-1 në shtëpi Frajburgun, ndërsa është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja e luajtur mes Hofenhajmit-Hedenhajmit.
Lini një Përgjigje