TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Janar 2024, 17:25

Atalanta feston ndaj Udinezes, De Ketelare si Turam dhe Zhiru

Shkruar nga Pamfleti

Atalanta feston ndaj Udinezes, De Ketelare si Turam dhe Zhiru

Atalanta mori një triumf të rëndësishëm në kampionat, teksa mundi Udinezen me rezultatin e pastër 2-0. Të besuarit e Gasperinit vendosën ndeshjen në shinat e duhura që në pjesën e parë, duke realizuar dy gola. Fillimisht, një asist perfekt i De Ketelare në minutën e 30, u shfrytëzua në maksimum nga Mirançuk, i cili nga fare pranë portës, nuk e pati të vështirë të mposhtte portierin. Xhanluka Skamaça dyfishoi shiifrat pak minuta më vonë.

Belgu është një nga tre lojtarët e Serisë A në këtë sezon me të paktën 7 gola dhe 7 asiste, bashkë me Markus Turam dhe Olivier Zhiru.

Në pjesën e dytë, për vendasit mjaftoi menaxhimi i rezultatit, për të marrë në shtëpi 3 pikë të arta. Titullar në këtë sfidë ishte edhe Berat Gjimshiti, me mbrojtësin shqiptar bëri një paraqitje të mirë.

Për Atalantën ky është suksesi i dytë radhazi. Me këtë rezultat, Gjimshiti me shokë ngjiten në kuotën e 36 pikëve në vendin e katërt. Në krahun tjetër, Udineze vazhdon të konfirmojë sezonin negativ, pasi renditet në vendin e 16 me 18 pikë.

atalanta udineze seria a

Lini një Përgjigje