TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Janar 2024, 15:30

Seria A “e dashuruar” me futbollistët shqiptarë, një tjetër lojtar arrin akordin dhe pritet të jetë shok skuadre me Kumbullën

Shkruar nga Pamfleti

Seria A “e dashuruar” me futbollistët shqiptarë, një

Një tjetër futbollist me origjinë shqiptar ka arritur akordin për t’u transferuar te skuadra e Serisë A. Bëhet fjalë për mbrojtësin Edvin Kurtulus, që disa vite më parë, refuzoi Kosovën për të luajtur me kombëtaren e Suedisë. 

Palët duket se kanë arritur akordin për transferimin e 24-vjeçarit, i cili është pjesë e Hamarbit. Në ditët në vijim pritet të vijë dhe zyrtarizimi te Verona për 1.5 milionë euro.

Gjithashtu me shumë gjasa, Kurtulus mund të jetë shok skuadre me Kumbullën, për të cilin po përflitet për një huazim të mundshëm nga Roma te Verona, për të marrë sa më shumë minuta në dispozicion pas dëmtimit që e mbajti larg fushave për një kohë të gjatë.  

 

edvin kurtulus ish-futbollisti shqiptar verona

Lini një Përgjigje