TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Janar 2024, 21:29

“Tunduese, por jo”, Zinedin Zidan refuzon kombëtaren e origjinës

Shkruar nga Pamfleti

“Tunduese, por jo”, Zinedin Zidan refuzon kombëtaren e

Zinedin Zidan ka vendosur t’i thotë “JO” një oferte tunduese që ka marrë për të drejtuar një ekip kombëtar. Ndërsa shumëkush sheh Zidan si trajnerin e ardhshëm të Francës, vetë ish-ylli i “gjelave” kohët e fundit ka marrë një ofertë nga përfaqësuesja e vendit të origjinës, Algjeria.

Zizu është me prejardhje nga vendi i Afrikës së Veriut, ndonëse ka lindur dhe është rritur në Francë. Ai mban lidhje të ngushta gjithsesi me familjarët atje dhe është shprehur edhe publikisht se është krenar për prejardhjen e tij.

Kjo ka shtyrë drejtuesit e Federatës së Algjerisë që pas dështimit në Kupën e Afrikës, ku mbyllën grupin në vendin e fundit duke u eliminuar me turp, t’i ofronin Zidanit pankinën. Por ish-trajneri i Realit të Madridit ka refuzuar ofertën, edhe pse e ka cilësuar tunduese atë.

Kjo nuk është hera e parë që Zidan refuzon një kombëtare, pasi mediat franceze insistojnë se ai ka refuzuar më parë edhe oferta nga Brazili dhe SHBA.

 

zinedin zidan ish-trajneri i realit të madridit algjeria

Lini një Përgjigje