TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Janar 2024, 19:02

“Të presim hetimet”, Ançeloti u përgjigjet akuzave të Barçës: Të gjithë e dimë çfarë kanë bërë katalanasit në 23 vitet e fundit

Shkruar nga Pamfleti

“Të presim hetimet”, Ançeloti u përgjigjet akuzave

Reali i Madridit do të vizitojë Las Palmasin të shtunën në orën 16:15 në ndeshjen e javës së 22 të La Ligës spanjolle. Në konferencën për shtyp trajneri i Realit, Karlo Ançeloti, përveç kundërshtarit të radhës, preku edhe rivalin më të madh, Barcelonën. Më saktësisht, Ançeloti i është përgjigjur thirrjes që trajneri i Barçës, Çabi Hernandez, i drejtoi Realit.

Kritikat nga Barcelona erdhën pasi klubi madrilen përmbysi një disavantazh prej dy golash kundër Almerias të dielën e kaluar, takim të cilin në fund e fituan në shifrat 3-2 në “Santiago Bernabeu”. Pas ndeshjes u përfol shumë për arbitrimin dhe të njëjtën gjë e komentoi edhe trajneri i Barcelonës. “Të gjithë e patë se çfarë ndodhi, do të jetë e vështirë të fitosh këtë ligë”, tha Çavi.

Javën e fundit është thënë shumë. Unë mendoj njësoj si më parë, se nuk më pëlqen të futem në gjëra të tilla. Nuk duhet ta largojmë vëmendjen nga çështja kryesore. Të gjithë e dinë se çfarë ka ndodhur në 23 vitet e fundit në futbollin spanjoll. Liga nuk është e manipuluar, futbolli spanjoll kishte probleme. Tani prokuroria kundër korrupsionit dhe policia po hetojnë dhe nuk ka zgjidhje tjetër veçse të presim,” tha Ançeloti.

karlo ançeloti trajneri i realit të madridit

Lini një Përgjigje