TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Janar 2024, 17:24

Kandidati më i mirë i mundshëm për të pasuar Klopin te Liverpuli, reagon Çabi Alonso

Shkruar nga Pamfleti

Kandidati më i mirë i mundshëm për të pasuar Klopin te

Jurgen Klop pas 9-viteve te Liverpuli, ka vendosur të largohet në fund të këtij sezoni. Një deklaratë që i befasoi të gjithë.

Por pas këtij lajmërimi menjëherë kanë nisur aludimet pë zëvendësuesin e tij. Kandidati më i mundshëm është Çabi Alonso. Trajneri spanjoll ka bërë një punë fantastike te Bajer Leverkusen, i cili udhëheq Bundesligën gjermane.

Por ai ka reaguar duke thënë se spekulimet janë normale dhe se fokusi është te skuadra e tij aktuale.

Spekulimet janë normale, por fokusi im është këtu te Bajer Leverkusen. Jam shumë i lumtur këtu me lojtarët e mi për momentin. Befasi e madhe në Liverpul, sigurisht për atë që bëri Jurgen atje, kam respekt dhe admirim të madh”, deklaroi Alonso.

jurgen klop çabi alonso liverpul

Lini një Përgjigje