TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Janar 2024, 16:43

Ditë të errëta për ish-futbollistin argjentinas, Ezekiel Laveci shtrohet në psikiatri

Shkruar nga Pamfleti

Ditë të errëta për ish-futbollistin argjentinas, Ezekiel

Ezekiel Laveci është duke kaluar ndoshta periudhën më të errët në jetën e tij. Argjentinasi është shtruar tashmë në një spital psikiatrik në Buenos Aires për shkak se vuan nga ipomania, një sëmundje që prek humorin e një personi duke e bërë atë agresiv.

Sipas mediave, ish-sulmuesi i Napolit i është nënshtruar një trajtimi shumë të rreptë, madje ka kaluar edhe disa ditë në izolim total.

Ndërkohë, mediat sportive kanë zbuluar bisedën mes Lavecit dhe një të afërmi të tij. Ky i fundit ka treguar se argjentinasi i ka thënë se të gjithë këtë sakrificë po e bën për djalin e tij, pasi i duhet të shërohet dhe t’i rikthehet jetës normale.

ezekiel laveci ish-sulmuesi argjentinas

Lini një Përgjigje