TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Janar 2024, 15:50

“Është mes më të mirëve të botës”, Igli Tare ‘përkëdhel’ Inzagin: Interi si Bajerni dhe Siti në Champions League

Shkruar nga Pamfleti

“Është mes më të mirëve të

Ish-drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare në një intervistë për “Gazzeta Dello Sport” është ndalur te gara për titullin e Serisë A. Ai është shprehur se zikaltërit janë me tepër të favorizuar, ndërsa nuk i kursen elozhet për Simone Inzagin.

Për mua Interi mbetet skuadra për t’u mundur në këtë sezon të Serisë A. Merkato që zhvilluan në verë ishte cilësore, megjithatë për titullin duhet të presim muajin mars, besoj do të jetë vendimtar. Zikaltërit në këtë periudhë kanë një kalendar të ngjeshur dhe të vështirë, luajnë ndaj Fiorentinës, Juventusit, Romës, Atalantës dhe pastaj Atletiko e Madridit në Champions League.

Te Juventusi janë të qetë në këtë aspekt pasi luajnë një ndeshje në javë dhe kështu është me lehtë për ta përgatitur skuadrën. “Zonja e Vjetër” do të tentojë ta thellojë diferencën apo edhe të qendrojë në këto pozita, për t’i ushtruar presion Interit. Skuadra e Simone Inzagit ka një organikë më cilësore, megjithatë kur luan çdo tre ditë edhe ky avantazh zerohet.

Inzagi? Unë e vendos Interin mes favoritëve si Mançester Siti dhe Bajerni i Mynihut në Champions League. Inzagi është një mes më të mirëve të botës dhe do të dijë t’i menaxhojë ndeshjet e radhës dhe ngjeshjen e kalendarit. Këtë bëri edhe në Superkupën e Italisë dhe u kthye në Milano me trofeun e fituar në Arabinë Saudite. Tani i mungon vetëm titulli në Itali për të kurorëzuar karrierën. Me Lacion ka fituar gjithashtu Kupën dhe e ka kualifikuar skuadrën në Champions”, tha ndër të tjera Igli Tare.

igli tare ish-drejtori sportiv i lacios simone inzagi trajneri i interit

Lini një Përgjigje