TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Janar 2024, 17:01

Goditën me grushte futbollistin dhe e bënë për spital, arrestohen 2 trajnerët

Shkruar nga Pamfleti

Goditën me grushte futbollistin dhe e bënë për spital,

Dy trajnerë futbolli kanë përfunduar në prangat e policisë së Vlorës, pasi kanë goditur me grushte një futbollistin 21-vjeçar, Albi Selimaj. Policia sqaroi se i riu ndodhet në spitalin e Sarandës nën kujdesin e mjekëve.

Në pranga kanë përfunduar trajnerët e ekipit Butrinti, Neritan Novi dhe Dhiogjen Muço, përkatësisht 52 dhe 45-vjeç.

Ata akuzohen për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Goditën me grushte futbollistin e ekipit, gjatë ndeshjes së futbollit, vihen në pranga 2 trajnerët e këtij ekipi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se një futbollist ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje, menjëherë kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. S., 21 vjeç (futbollist) ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje futbolli, nga 2 trajnerët e ekipit të futbollit në të cilin ai ishte pjesë.

Aktualisht 21-vjeçari ndodhet në spitalin e Sarandës, në kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u bë ndalimi i shtetasve N. N., 52 vjeç (trajner i parë) dhe Dh. M., 45 vjeç (trajner altlet), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe: https://pamfleti.net/sport/e-turpshme-ne-futbollin-shqiptar-trajneri-novi-perleshet-fizikisht-me-seli-i209615

trajnerët e ekipit të sarandës specialistët për hetimin e krimeve të komisariatit të policisë sarandë

Lini një Përgjigje