TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Janar 2024, 21:03

Sokol Cikalleshi mund të vendosë rekord në Turqi, një gol ndan sulmuesin kuqezi nga historia

Shkruar nga Pamfleti

Sokol Cikalleshi mund të vendosë rekord në Turqi, një gol

Sokol Cikalleshi shpreson që të tundë rrjetën në ndeshjen që Koniaspor luan ndaj ish-skuadrës së tij, Bashakshehir. Jo vetëm si “hakmarrje” ndaj ekipit që nuk besoi tek ai disa vite më parë, por edhe për të synuar një rekord të ri për karrierën e tij.

Nëse gjen rrjetën këtë fundjavë, Sokol Çikalleshi do të realizojë golin e tij të 27 në kampionatin turk me fanelën e Koniasporit, duke u bërë golashënuesi më i mirë i huaj me këtë skuadër në Superligë. Ai aktualisht ndan rekordin me Riad Bajiç, boshnjakun, i cili ka luajtur të ky klub në dy periudha të ndryshme të karrierës së tij.

Ndërkohë, mes futbollistëve turq, është Omer Ali Shahiner ai që ka shënuar më shumë me fanelën e kësaj skuadre, duke u ndalur në kuotën e 36 golave te Koniaspor.

sokol cikalleshi sulmuesi shqiptar koniaspor

Lini një Përgjigje