
Mançester Siti ka triumfuar në transfertë përballë Totenhemit në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16 të Kupës së Anglisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Tottenham Hotspur”, përfundoi me fitoren minimale të “Qytetarëve” me rezultatin 0-1.
Pjesa e parë u dominua nga skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, të cilët gjetën edhe golin me Bob, por u anulua për pozicion të parregullt.
Edhe me nisjen e pjesës së dytë, kampionët e Anglisë ishin më kërkues, por goli erdhi vetëm në minutën e 88. Natan Ake ishte ai që shënoi golin e fitores, duke i dhënë kështu të tijve kualifikimin për në fazën tjetër të FA Cup.
Lini një Përgjigje