TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Janar 2024, 17:04

“Refuzova Shqipërinë”, ish-kapiteni ‘Dardan’: Ëndrra ime ishte të luaja vetëm për Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

“Refuzova Shqipërinë”, ish-kapiteni ‘Dardan’:

Anel Rashkaj është rikthyer të flasë për periudhën e kaluar te Kosova, por edhe për ofertat që kishte refuzuar për t’u qëndruar besnik “Dardanëve”, shkruan “albinfo.ch”. Rashkaj u tërhoq nga Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në vitin 2020, por kurrë më parë nuk kishte diskutuar prapaskenat se kë kishte refuzuar për fanelën “Dardane”.

34-vjeçari ka thënë se ka refuzuar Suedinë dhe Shqipërinë për të veshur fanelën e Kosovës.

Po, Shqipëria ka qenë e interesuar për mua. Kur isha në moshën 17-18 vjeç, kam folur dhe biseduar me Shqipërinë. Më thanë për të shkuar tek U-21. Kam biseduar edhe me Suedinë.

Por, në momentin që u pranua Kosova, unë mezi po e prisja dhe dëshira ime ishte e flaktë që të luaja për Kosovën. E mora këtë vendim dhe për mua ato kanë qenë momentet e paharrueshme”, tha Rashkaj.

anel rashkaj kosova shqipëria

Lini një Përgjigje