TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Janar 2024, 19:38

Erdhi nga stoli dhe gjeti rrugën e rrjetën, Armando Dobra realizon golin e shtatë sezonal me Çesterfilldin

Shkruar nga Pamfleti

Erdhi nga stoli dhe gjeti rrugën e rrjetën, Armando Dobra realizon

Armando Dobra e gjen sërish rrugën e rrjetës në futbollin anglez. Sulmuesi 22-vjeçar ka shënuar sot golin e shtatë në kampionat për Çesterfilldin në “National League”, ku skuadra e Dobrës mposhti në shifrat 3-0 Sauthendin.

Dobra e nisi nga stoli këtë takim dhe në minutën e 67, ish-sulmuesi i Kombëtares U-21 hyri në fushë dhe në minutën e 81 realizoi golin për Çesterfilldin duke vulosur rezultatin në shifrat 3-0.

Çesterfilldi i sulmuesit shqiptar kryeson bindshëm  ligën e pestë angleze duke qenë të shkëputur me 16 pikë nga vendi i dytë.

armando dobra ish-sulmuesi i kombëtares u-21 çesterfilld

Lini një Përgjigje