
Reali bën Realin. Sërish fitore, sërish me përmbysje. “Los Blancos” tregojnë karakter në fushën e Las Palmas, pasi triumfuan 1-2 në fushën e këtyre të fundit. Vendasit nga “Estadio de Gran Canaria” realizuan të parët me Havier Munjoz në minutën e 53.
Viniisius i hapi rrugë përmbysjes së madhe teksa barazoi shifrat në minutën e 65. Çuameni u shndërrua në hero për ekipin e Ançelotit, 5 minuta nga fundi i ndeshjes. 8 minutat shtesë nuk prodhuan gol, pavarësisht rasteve.
Galaktikët marrin 3 pikët e rradhës dhe rikthehen në krye të La Ligës me 53 pikë, 2 më shumë se Xhirona, ndërsa Las Palmas mbetet në kuotën e 31 pikëve në vendin e 8.
Lini një Përgjigje