
Një incident i pazakontë ka ndodhur sot në Bundesligën gjermane. Topi i goditur nga një futbollist rrëzoi arbitrin në ndeshjen Volfsburg-Këln, i cili më tej nuk arriti që të vazhdonte gjykimin.
Ndeshja e vlefshme për javën e 19 të Bundesligës, u ndërpre në minutën e 14, pasi u dëmtua arbitri anësor, Torben Siver. Konkretisht, ndihmës-arbitri u godit në kokë nga lojtari mik Finkgrafe, i cili gjuajti fort topin nga fusha. Volfsburgu ishte në sulm dhe Finkgrafe reagoi duke e larguar topin nga zona e rrezikut.
Fatkeqësisht, topi goditi anësorin Siver në kokë, i cili nuk ishte në gjendje të vazhdonte të gjykonte. Ai u zëvendësua nga arbitri i katërt dhe arbitri rezervë zbriti nga tribuna për të marrë rolin e arbitrit të katërt. Siverit iu dha menjëherë ndihma e parë në fushë, pasi situata nuk ishte aspak e mirë dhe takimi u ndërpre. Pas 7 minutash ndeshja rifilloi sërish.
Kto powiedział, że praca arbitra jest bezpieczna? Sędzia meczu Wolfsburg - Kolonia znokautowany. #domBundesligi pic.twitter.com/8OQ10MgxUz
— Viaplay Sport Polska (@viaplaysportpl) January 27, 2024
Lini një Përgjigje