TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Janar 2024, 18:50

Vetëm 2 gjuajtje në portë, skuadra e kategorisë së gjashtë eliminon pretendentët për Premier Ligë nga Kupa e Anglisë

Shkruar nga Pamfleti

Vetëm 2 gjuajtje në portë, skuadra e kategorisë së

Kupa FA është gjithmonë ai kompeticion ku fjala pretendent nuk ekziston, me magjinë që nuk mungon asnjëherë.

Kjo gjë u tregua dhe në sfidën Ipsuiç-Maidston Junajtid, me këtë të fundit që arriti të kualifikohej në raundin e 1/8-ave.

Skuadra e kategorisë së gjashtë në Angli, mundi pikërisht në transfertë ekipin pretendent që mund të ngjitet sezonin e ardhshëm në Premier Ligë me rezultatin 1-2 dhe kjo pas vetëm dy gjuajtjeve në të gjithë ndeshjen.

Gjithashtu statistikat ishin të gjitha që flisnin për Ipsiuç, nga mbajtja e topit te goditjet e këndit, por jo rezultati.

maidston junajtid ipsuiç kupa e anglisë

Lini një Përgjigje