
Gola, spektakël dhe emocione, por në fund fiton Vijareali. Sukses spektakolar i "nëndetëses së verdhë" ndaj Barcelonës me shifrat 3-5.
Miqtë realizuan në minutën e 22 me Morenon, por goli u anulua për shkak të një faulli. Sulmuesi spanjoll “tundi rrjetën” sërish në minutën e 41, këtë herë në mënyrë të rregullt.
Ekipi i Marcelinos “tronditi” vendasit në minutën e 54, Akhomash dyfishoi shifrat. Katalanasit nuk u demoralizuan dhe ia dolën të përmbysnin llogaritë. Gyndogan dhe Pedri, brenda pak minutash dërguan shifrat në 2-2.
Një autogol i pafat i Bejlit në minutën e 70 “elektrizoi” stadiumin "Estadi Olímpic Lluís Companys". Guedes nuk e kishte thënë ende fjalën e tij. Goli në minutën e 84 i dha një shtysë të madhe Vijarealit për 3 pikët, të cilat u siguruan nga Aleksandër Sorloth në minutën e 99. Të shokuar, djemtë e Çavit pësuan një tjetër gol nga Morales.
Barcelona renditet në vendin e 3 me 44 pikë, ndërsa Vijareali mban vendin e 14 me 23 pikë.
Lini një Përgjigje