Luka Modriç do të vazhdojë aventurën e tij me Milanin edhe për një tjetër sezon. Klubi kuqezi ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me mesfushorin kroat, i cili do të jetë pjesë e skuadrës deri më 30 qershor 2027.
Me këtë marrëveshje, Milani i ka dhënë fund çdo paqartësie për të ardhmen e veteranit 40-vjeçar, duke konfirmuar besimin tek eksperienca, cilësia dhe lideri i tij në mesfushë.
Në komunikatën zyrtare, klubi italian ka vlerësuar rolin e rëndësishëm të Modriç, duke e cilësuar një pikë referimi për skuadrën si brenda, ashtu edhe jashtë fushës.
Njoftimi i klubit:
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se Luka Modriç ka nënshkruar një kontratë për një sezon tjetër, deri më 30 qershor 2027.Një figurë kyçe në mesfushën kuqezi që prej mbërritjes së tij, Luka ka sjellë eksperiencën dhe cilësinë e tij në shërbim të skuadrës, si brenda ashtu edhe jashtë fushës, me përulësi dhe pasion të madh. Një nga lojtarët më të mëdhenj dhe më ikonë në historinë e futbollit botëror, kroati do të vazhdojë rrugëtimin e tij me fanellën kuqezi, me të cilën sezonin e kaluar regjistroi 37 paraqitje dhe shënoi 2 gola, me ambicien për të arritur objektiva të rinj dhe momente të rëndësishme.
Luka Modriç do të vazhdojë të mbajë fanellën me numrin 14 te AC Milan”.
Në sezonin e kaluar, Modriç zhvilloi 37 ndeshje me fanellën e Milanit dhe realizoi dy gola, duke konfirmuar edhe një herë rëndësinë e tij në organikën e skuadrës. Edhe në sezonin e ri, mesfushori kroat do të vazhdojë të mbajë numrin 14 në fanellë.
Me rinovimin e kontratës, Milani siguron vazhdimësinë e një prej futbollistëve më me përvojë në ekip, duke shpresuar që Modriç të luajë sërish një rol kyç në përpjekjet e klubit për të arritur objektivat e sezonit të ardhshëm.
Lini një Përgjigje