TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Janar 2024, 22:27

Humbja turpëruese me Vijarealin në “Camp Nou”, Çavi zbulon datën e ‘divorcit’ me katalanasit

Shkruar nga Pamfleti

Humbja turpëruese me Vijarealin në “Camp Nou”, Çavi

Trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandez, ka vendosur të largohet nga drejtimi i katalanasve në fund të sezonit. Lajmi është konfirmuar nga vetë tekniku në deklaratën e dhënë pas ndeshjes me Vijarealin. 

Para se të më bëni pyetjet përkatëse, dua të njoftoj se më 30 qershor nuk do të vazhdoj si trajner i Barçës. Është një vendim që e kam marrë me presidentin Rafa Juste. Situata duhet të ndryshojë! Nuk mund të vazhdoj më! Mendoj se klubi ka nevojë për një ndryshim dinamik. 

Ky vendim është për të mirën e lojtarëve, mendoj se ata do të çlirohen. Ne luajmë me shumë tension”, deklaroi Ksavi. 

çavi hernandez trajneri i barcelonës

Lini një Përgjigje