
Barcelona pësoi një humbje të hidhur në shtëpi, ku Vijareali fitoi në shifrat 5-3, takim i vlefshëm për javën e 22 në La Liga. Një ndeshje që i pati të gjitha, ku fillimisht e përmbysi Barcelona dhe në minutat shtesë ishin miqtë ata që shënuan dy gola, duke përmbysur avantazhin provizor të Barçës që arriti në pjesën e dytë.
Situata që bëri bujë dhe po bën xhiron e rrjetit ishte momenti kur trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandez, iu drejtua kamerës për të shprehur nervozizmin e tij, pasi gjyqtari vendosi ta anulojë penalltinë në favor të skuadrës së tij.
“Është një turp, një turp”, ishin fjalët e Çavit në drejtim të kamerës, pasi gjyqtari bëri të ditur vendimin e tij.
Pas kësaj humbje stoli i Çavit te Barça është lëkundur seriozisht, pasi disfatat po vijnë radhazi, ku e fundit ishte eliminimi nga Kupa e Mbretit.
????????| Xavi was not happy with the overturning of the penalty.
— CentreGoals. (@centregoals) January 27, 2024
He turned to the camera and said: “It's a DISGRACE, it's a DISGRACE.” pic.twitter.com/wRCbfE7mDr
Lini një Përgjigje