TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Korrik 2026, 20:15

Argjentina drejt përjashtimit të përjetshëm nga Botërori? Mblidhen 23 mln nënshkrime kundër kombëtares së Mesit

Shkruar nga Pamfleti
Argjentina drejt përjashtimit të përjetshëm nga
Argjentina-Kupa e Botës

Një valë e jashtëzakonshme pakënaqësie ka përfshirë futbollin botëror, duke u shndërruar në një peticion masiv online që kërkonte përjashtimin e përjetshëm të Kombëtares së Argjentinës nga Kupa e Botës.

Fushata mori përmasa të mëdha, duke grumbulluar më shumë se 23 milionë nënshkrime brenda shtatë ditësh. Shifra ishte vetëm rreth 1 milion firma larg rekordit absolut botëror prej 24.3 milionë nënshkrimesh, të vendosur në vitin 1997 nga lëvizja ndërkombëtare “Jubilee 2000”.

Akuzat ndaj FIFA-s dhe dyshimet për favorizim

Në qendër të kësaj nisme ishin akuzat ndaj FIFA-s dhe arbitrave, të cilët tifozët i kritikonin për njëanshmëri në favor të Lionel Mesit dhe Argjentinës.

Organizatorët e peticionit ngritën një pyetje që u përhap gjerësisht në rrjetet sociale:

Pse duhet të garojë pjesa tjetër e botës, nëse fituesi është vendosur që më parë?”

Pakënaqësia u shtua edhe nga disa episode të tjera gjatë turneut, si çmimet shumë të larta të biletave dhe përdorimi i pauzave për hidratim, të cilat disa tifozë i konsideruan si vendime që favorizonin Argjentinën.

Spanja i jep fund polemikave në fushë

Fushata humbi vrull vetëm pasi gjithçka u vendos në fushën e lojës. Spanja triumfoi ndaj Argjentinës me rezultatin 1-0 pas kohës shtesë në finalen e Kupës së Botës, duke shuar ëndrrën e skuadrës së Lionel Mesit.

Pas përfundimit të ndeshjes, organizatorët e peticionit e mbyllën fushatën me një mesazh:

FIFA na injoroi, por Spanja e bëri. Faleminderit, Spanjë.”

Megjithatë, tensioni nuk përfundoi me vërshëllimën finale. Humbja solli nervozizëm te lojtarët argjentinas, duke shkaktuar një përplasje fizike mes futbollistëve të të dyja skuadrave pas ndeshjes.

Për incidentin, FIFA ka konfirmuar hapjen e një hetimi disiplinor ndaj disa lojtarëve argjentinas të përfshirë në përleshje.

kombëtarja e argjentinës kupa e botës

Lini një Përgjigje