TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Janar 2024, 16:41

Sokol Cikalleshi i papërmbajtshëm me Koniasporin, Piontek i prish festën me 3 gola

Shkruar nga Pamfleti

Sokol Cikalleshi i papërmbajtshëm me Koniasporin, Piontek i prish

Sokol Cikalleshi ka qenë protagonist sot në ndeshjen e Koniasporit ndaj ish-skuadrës së tij, Bashakshehir, në javën e 23 të kampionatin turk. Ai ka dhënë dy asiste në këtë sfidë, por në fund nuk iu gëzua pikëve që do të ishin shumë të rëndësishme për klasifikimin. 

Koniaspori kaloi në avantazh të dyfishtë që në minutat e para, pasi shënoi në minutën e 8 dhe minutën e 14 me anë të Prip, ku në të dy rastet ishte Cikalleshi ai i cili dha pasimin e fundit për shokun e skuadrës që tundi rrjetën. 

Por për fat të keq, Koniaspori nuk ia doli të mbronte këtë rezultat që në pjesën e dytë të sfidës, u përmbys nga ekipi mik. Protagonist ishte Krzistof Piontek i cili në minutat 67, 79 dhe 92, tundi rrjetën kundërshtare, duke i dhënë ekipit të tij fitoren me përmbysje 3-2. 

Për Cikalleshin, paraqitja e sotme çoi në 4 numrin e asisteve të dhëna në këtë sezon, ku ka shënuar edhe 8 gola me fanelën e Koniasporit. 
 
 

sokol cikalleshi koniaspor

Lini një Përgjigje